TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Berisha reagoi rreth ndalimit të fishekzjarreve këtë vit nga qeveria, duke e cilësuar Edi Ramën si frikacak. Sipas Berishës, Rama frikësohet se mos ndokush e godet me fishekzjarrë.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Sipas Lleshaj, me ndalimin e këtyre lëndëve plasëse po i bëhet shërbim sigurisë publike dhe jetës njerëzore.
“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore.Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”, shkruan Lleshaj.