AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 15:30

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korçë me një të plagosur/ VIDEO

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korçë me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një persona.

Sipas informacioneve të para, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi E.L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur E.L. i cili është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E.L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip “Audi”, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Për pasojë shtetasi E.L, ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.