AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 12:25

U përplas për vdekje nga një makinë, identifikohet shqiptari

U përplas për vdekje nga një makinë, identifikohet shqiptari

Selmim Selmani, 58 vjeç është  shqiptari i cili humbi jetën gjatë  aksidentit rrugor  të ditës së djeshme në komunën Monteprandone, në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 58 vjeçari , i cili u përplas për vdjekje  nga një makinë “Fiat” në rrugën “Scopa” të zonës industriale të Centobuchi, jetonte prej vitesh në shtetin italian me familjen e tij.

Pas lajmit tronditës të vdekjes së tij, familjarët kanë vrapuar në vendin e aksidentit, duke këmbëngulur për të parë me çdo kusht trupin e tij, pavarësisht prezencës së policisë. Kujtojmë që shqiptari u përplas teksa po lëviste në kembë.

Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.