TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banori i Unazës së Re, Dorjan Protoduari, pas lirimit burgu në një intervistë për “Faxnews”, i ka adresuar një mesazh ministrit të Infrasktukturës, Damian Gjiknuri dhe kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.
Protoduari është shprehur se shumë shpejt ata të dy do të shkojnë në burg dhe atje i pret një surprizë e bukur, nga të burgosurit. Madje ai theksoi se i ka lënë Qendros edhe një batanije që të mbulohet kur të shkojë.
“Kur të shkoni tek burgu i Fushë-Krujës, sepse do të shkoni shumë shpejt, ju pret një surprizë e madhe. Sepse ju duan shumë ata atje. Qendros ja kam lënë një batanije, jo sepse më vjen keq, por sepse jam njeri dhe jo kafshë si ju”,- tha Protoduari.