TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Një përballje me rritëm, ku nuk munguan as episode. Në minutën 36-të, Mala kaloi në avantazh të kuqtë, fal një lëvizje mjeshtërore brenda zonës, duke dërguar të tijët në dhomën e zhveshjes me epërsinë e 1 goli.
Në pjesën e dytë ishin gjirokastritët e Gentian Mezanit, atë që kërkuan me ngulm golin dhe dëshira për të shënuar u shpërblye në minutën e 55-të aty ku Ymeraj dhuroi spektakël brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetën e Alban Hoxhës.
Në minutën e 61-të, gjatë një dyluftimi, gardiani i Partizanit përplaset me futbollistin e Luftëtarit, Maldin Ymeraj dhe lë fushën e lojës me krah të lidhur. Me barazimin e sotëm, Partizani ngjitet në kuotën e 37 pikëve, ndërkohë Luftëtari barazon Tiranën me 17 pikë.
LUFTËTARI-PARTIZANI 1-1
Ymeraj 55′ / Mala 36′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet takimi.
90+6′ E pabesueshme çfarë humbet Donald Rapo, i vetëm përballë portierit, e ka dërguar topin jashtë kuadratit.
90+5′ Goditje dënimi për Partizanin, në krahun e djathtë të sulmit, në afërsi të zonës së rreptësisë. Gjuan Bardhi, por topi ndalet nga muri.
90+2′ Luftëtari hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por largojnë rrezikun mbrojtësit e kuq.
90′ Akordohen 9 minuta shtesë.
85′ Pranë golit të dytë Partizani. Pas një harkimi të Trashit nga këndi, topi shkon te Belica, i cili devijon, por jashtë kuadratit.
84′ Tension në Gjirokastër. Trashi kapet me Demon, ai që e pëson është Aleksi që ndëshkohet me karton të verdhë.
81′ Tjetër karton i verdhë në pak minuta, ndëshkohet edhe Jurgen Bardhi për faull në sulm.
79′ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
74′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.
71′ Ibrahimi provon me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.
66′ Dëmtim serioz për Alban Hoxhën. Gardiani i Partizanit lë fushën e lojës dhe transportohet drejt spitalit rajonal, vendin e tij e zë Dashamir Xhika.
61′ Momente paniku në Gjirokastër. Alban Hoxha përplaset me Maldin Ymeraj gjatë një dyluftimi. Ndërhyjnë menjëherë stafet mjekësore.
60′ Zëvendësim i dytë edhe te Luftëtari, largohet Ramadani i dëmtuar dhe shoqërohet me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës., në fushë i riu Acka.
57′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë, largohet Atanda në fushë Bitri.
55′ GOOOOL LUFTËTARI 1-1. Fantastik Maldin Ymeraj, i cili dhuron spektakël në zonën e Partizanit dhe pasi i shmang të gjithë mbrojtësit e dërgon topin në rrjetë.
55′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mensah në fushë Rubin Hebaj.
49′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Milosavljev, në fushë Donald Rapo.
47′ Gjirokastritët e nisin në sulm këtë pjesë të dytë, teksa shtyjnë para me Xheksonin.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45+1′ Asani lëshon një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, por grushton portieri Ruçi.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ Mensah futet bukur brenda zonës dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit që largojnë rrezikun në këndore.
36′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1. Zhbllokohet sfida, të kuqtë kalojnë në avantazh. Bardhi jep një asist të bukur për Malën, i cili shmang Aleksin brenda zonës dhe gjuan me një qetësi “vrastare” duke mposhtur portierin Ruçi.
35′ Goditje dënimi për Luftëtarin, Shkurtaj provon me një gjuajtje, por topi shkon shumë larg portës.
27′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit. Ndërkohë ndëshkohet edhe mesfushori shkodran për protesta.
23′ Gjirokastritët fitojnë terren dhe provojnë të shtyjnë para.
19′ Ibrahimi kthen një top të rrezikshëm, te portieri Alban Hoxha, por i vëmendshëm gardiani i kuq, që largon me shpejtësi topin.
12′ Pranë golit Partizani me Kristi Koten, mesfushori provon me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën.
11′ Ibrahimi jep një asist të bukur për Bardhin, ky i fundit gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. I drejtë vendimi i anësorit.
5′ Shkurtaj del i vetëm në të djathtë të zonës, provon të shërbejë, për Milosavljev, topi shkon në shtyllën e majtë pingule, ndërkohë gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.
2′ Partizani provon të rrezikojë me Trashin, i cili harkon në zonë, por largojnë futbollistët gjirokastritë.
1′ Ka nisur takimi në Gjirokastër.
FORMACIONET ZYRTARE:
Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj.
Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Mala, Bardhi
Trajner: Skënder Gega
Gjyqtar: Juxhin Xhaja./Panorama