TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka arrestuar në kufi me vendin tonë, tre shqiptarë edhe një shtetas grek për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, e cila kishte si orgjinë Shqipërinë.
Burime për ‘Balkanëeb” bëjnë me dije se dy shqiptarët, një mashkull 30 vjeç një femër 22 vjeç , së bashku me shtetasin grek 29 vjeç, janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën me 60 kg marijuanë në makinë.
Mësohet se policia greke e ka ndjekur automjetin që vinte nga kufiri greko-shqiptar, ndërsa është bërë ndalimi i tyre gjatë mëngjesit në Amotopo në Artë.
Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 60 kg 610 gram marijuane dhe 6 celulare.
Shqiptari tjetër është arrestuar nga policia greke në autobusin e Prevezës.
38-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk dihet është kapur me 3 kg 166 gram marijuane, 30 gram kokaine, 165 euro dhe 2 celulare. Droga kishte si origjinë Shqipërinë.