AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 15:05

Korçë, përplasen 2 makina, plagoset shoferi

Korçë, përplasen 2 makina, plagoset shoferi

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Korçe-Pogradec.

Një makinë tip ‘Volkswagen’ me targa AA022IX ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Audi’ me targa AA999MD që ishte parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy mjetet si dhe shoferi i mjetit ‘Volkswagen’, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.