AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 09:58

40 vjeçarja përplaset nga makina, humb jetën rrugës për në spital

40 vjeçarja përplaset nga makina, humb jetën rrugës

Mëngjesin e sotëm 40 vjeçarja me iniciale E.M., është përplasur për vdekje nga një makinë tip “Ford” me targa AA 562 EC, në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Malasej, Cërrik.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte një 57 vjeçar me iniciale I.M., banues në fshatin Banjë.

40 vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen. TPZ.AL