TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ankesave të banorëve të Jalës se ishin të pajisur me dokumentacionin përkatës për banesat, ka reaguar IKMT.
Sipas këtij institucioni 9 objektet që po shemben në Jalë janë ndërtime pa leje dhe të përjashtuara nga procesi i legalizimit.
“Objektet e shembura janë pa leje dhe të përjashtuara nga procesi i legalizimit. Objektet 1 dhe 2 katëshe janë me funksione shërbimi hotelerie. Janë bërë njoftimet paraprakisht dhe po vijon puna sipas ligjit”, shpjegon IKMT.
Ndërsa banorët thonë se po i nxjerrin me dhunë nga banesat e tyre dhe se disponojnë dokumentet.
“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar.
Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- tregojnë banorët.TPZ.AL