TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njoftohemi se deputetja e opozitës edhe të re edhe të vjetër, Rudina Hajdari, është vetëshpallur tani edhe lidere e Partisë Demokratike.
Në një shkrim të botuar në usnews.com, Rudina Hajdari, bën një panoramë të gjerë të situatës politike por edhe më gjerë. Ajo, tashmë në rolin e liderit, vë në dukje, se vendi ka nevojë për aleatët e saj, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për luftën kundër autokracisë dhe korrupsionit.
Nuk kemi ende njoftim, nëse Rudina Hajdari, do të kërkojë të jetë edhe lidere e Partisë Socialiste, pas 20 vjetësh, kur të jetë larguar Edi Rama, apo e LSI-së, kur të jetë larguar Kryemadhi.
Ja çfarë thotë liderrja Rudina Hajdari, për median amerikane:
"Votuesit e Shqipërisë mund të tërhiqen nga sjellja e politikanëve të tyre, por ato vazhdimisht janë më mbështetëse për objektivat e politikës së jashtme të SHBA-së në rajon. Ne shpresojmë që aleati ynë do të na ndihmojë për të forcuar demokracinë pluraliste që ne e çmojmë duke ndërmarrë hapa kundër individëve që e kundërshtojnë atë’, thuhet në artikull ndër të tjera, por ajo që bie në sy është se në fund të shkrimit bëhet një prezantim i Hajdarit, e cila e cilëson veten lidere e Partisë Demokratike dhe të opozitës parlamentare në vend"
P.S - Për çdo vendim të ri të lideres, Rudina Hajdari, do t'ju bëjmë me dije në kohën e duhur.
/TPZ.al/ Tej e këtej/