TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bëhemi me dije se, Rudina Hajdari, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit Europian, ka thirrur për të marrë në pyetje, ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës, lidhur me kërkesën e këtij vendi, për të rikthyer vizat për shqiptarët.
Thellësisht e indinjuar nga ky veprim i hollandezëve, Rudina ka vendosur ta bëjë për një lek ambasadoren, duke i treguar asaj me prova, që Shqipëria i ka realizuar, siç thotë ajo, të gjitha realizimet.
E vendosur në këtë detyrë nga Taulant Balla, Rudina Hajdari tani mendon, që kompetencat e saj në këtë detyrë, shtrihen në të gjithë rruzullin tokësor dhe më tej. Me ambicien që e karakterizon, oreksi i Rudinës tonë, për të thirrur dhe ballafaquar me figura të rëndësishme të botës, shkon deri atje ku nuk ta nxë goja.
Ja biseda që ajo bëri me Taulant Ballën, për të thirrur në Komision edhe njeriun numër një të botës.
- O zoti Palla, ky Trumpi, që po vjen vërdallë këto ditë në Evropë, sikur ta thërrisnim njëherë edhe këtu në Komision?
- Po për çfarë vallë mund ta thërrasim dhe ta pyesim?! - u habit Balla.
- Unë them zoti Palla, për këtë vendimin e fundit të SHBA-ve, që do të kontrollohen rrjetet sociale të atyre që aplikojnë për vizë amerikane. E tmerrshme! T'i vëmë edhe amerikanët njëherë me shpatulla pas murit, apo jo?
- Mirë, mirë, ti e di, - tha Balla, por kujdes se ky Trumpi, është shumë arrogant dhe nxjerr shumë pisllëqe nga goja, pa dallim, për femra dhe meshkuj. Nuk ka patur Amerika kurrë president të tillë. Kujdes me fjalët, se mos ta heqin edhe ty vizën dhe të mbetet gjysma e familjes, siç thotë Myslimi, "matanë ujtit".
- Le të thotë ç'të dojë Trumpi, unë do ta thërras, dhe do ti them, këtu, këtu, këtu, këtu... Do të bëj detyrën ndaj vendit. Siç po forcoj dhe demokratizoj Partinë Demokratike, do të demokratizoj edhe këtë Trumpin.
- Bëj kujdes se është më keq se Luli ai, - tha Balla dhe u largua.
Për t'u bindur se sa seriozisht i ka marrë Rudina këto lloj punësh , lexoni statusin e saj për ambasadoren e Hollandës:
Në lidhje me kërkesën e Komisionit të Integrimit Europian për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.
1. Qeveria e Mbretërisë së Holandës i ka paraqitur një kërkesë Komisionit Europian për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
2. Ne, si Komision i Integrimit Europian, kërkojmë që Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës të informojë mbi këtë cështje Komisionin e Integrimit Europian.
3. Ne, si Komision i Integrimit Europian, kërkojmë të informohemi mbi shkaqet që kanë sjellë marrjen e një vendimi të tillë.
4. Kërkesa për informim nga ambasadorët e huaj në Shqipëri është praktikë e Kuvendit në dhënien e sqarimeve të ndryshme që ndikojnë vendin tonë.
Në vijim të informimit, Komisioni do të vijojë të ndjekë cështjet shqetësuese për Mbretërinë e Holandës në mënyrë që ne t’i kërkojmë llogari qeverisë dhe të marrim masat e nevojshme për uljen e imazhit të keq të Shqipërisë nëpër botë, sidomos në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe të rregullohet situata e krijuar me sa pretendohet.
/TPZ.al/ Tej e këtej/