TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bëhemi me dije, se në fjalimin programatik, të zhvilluar sot, me kandidatët për kryetarë bashkie dhe me udhëheqësitë e të gjitha niveleve të Partisë Socialiste, lideri ynë suprem, Edi Rama, është vetëshpallur edhe ambasador i SHBA-ve dhe i 28 vendeve të BE-së, në Tiranë.
Lideri suprem, udhëheqësi i të gjithë të gjallëve, mbi këtë tokë, tani është edhe ambasador i 29 vendeve më të rëndësishme të botës.
Në cilësinë e e tij si ambasador i këtyre shteteve, ai ka vendosur të ndalojë përjetësisht, për të shkelur në territoret e tyre, çdo shtetas shqiptar, që do të pengojë zgjedhjet e tij të 30 Qershorit, të cilat ka premtuar se do t'i fitojë mbi 100%.
Bëhemi me dije njëkohësisht, se kjo zgjidhje perverse, i është diktuar nga një këshillonjës diabolik, i cili në këto 30 vjet në Shqipëri, ka këshilluar të gjithë kryeministrat e çmendur.
Nëse ka njerëz që ende nuk e besojnë këtë shkarje masive të liderit tonë suprem, të diktuar nga halli i madh, që i ka rënë mbi kokë, ndiqeni këtë video!
VIDEO:
/TPZ.al/ Tej e këtej/