TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky vend, pra Shqipëria, është ndoshta duke përjetuar ditët e saj më të çuditshme, që nga krijimi si shtet, në vitin 1912.
Avokati, personazhi i njohur dhe i famshëm i rubrikës tonë edhe shumë i ditur, por edhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, u shfaq përsëri në rrjetet sociale, pikërisht në orën tre të mëngjesit, në kohën kur Departamenti Amerikan i Shtetit, ende nuk i kishte mbyllur zyrat e punës.
Në këtë status, avokati i ditur, duke vënë në punë ironinë e tij të lashtë, i thotë Ilir Metës, që të ç'dekretojë edhe Këshillin e Ministrave dhe të shkojë në burg.
Ja statusi i shkruar nga avokati i përndritur në orën 3 të mëngjesit:
"Meta na dha të drejtën për të qeshur...
Ore, ky Meta... derisa zhdekretoi ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave aktual. Edhe Këshillin e Ministrave po vetë e ka dekretuar.
E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat..."
/TPZ.al/ Tej e këtej/