TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndodhur pikërisht sot në orët e para të paradites. Myslim Murrizi, vuri nën kontroll dhe drejtoi, liderin botëror, Edi Ramën. Ndodhi ajo që pritej por edhe ajo që nuk pritej. Myslim Murrizi, mbërriti më në fund atje ku ëndërronte, të drejtonte parlamentin shqiptar, pa le të vdiste.
Me këtë rast, zoti Murrizi, që në mëngjes, kishte zhveshur etikën e tij të zakonshme, në thelbin e së cilës janë qindra fjalë sharëse, fyese, turpëruese, ndaj kundërshtarëve të çdo ngjyre dhe ishte pajisur me etikën e Papës së Romës, aq sa Gramoz Ruçi, i cili mungonte në parlament, ngaqë ishte në takim me ambasadorin e BE-së, mori në telefon Taulant Ballën dhe i tha:
- Ore, ky që dualli tani në televizor dhe po drejton parlamentin tim, është Myslimi apo ndonjë njeri i ardhur me halikopter?
- Ai është, - tha Balla, por, ka dy muaj që Elisa merret me edukimin e tij dhe e paska kthyer në një Rilindas të vërtetë.
- E pashë, e pashë, kur dolli aty bashkë me Elisën. Bravo, bravo, dukej si prekuror!
Saktësojmë, që kjo ishte e enjtja e parë, ku Edi Rama në parlament, nën drejtimin e Myslimit, jo vetëm erdhi në kohë, por ishte njeriu më i disiplinuar në të gjithë sallën, përfshirë këtu edhe vetë Muhamed Veliun, e Top Kanalit, i cili pas futjes së opozitës së re në parlament, i ndjek seancat, i ulur në një llozhë qëndrore.
/TPZ.al/ Tej e këtej/