TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari shumë i njohur, gojëmjaltë dhe mjekërbardhë, Sokol Balla, ka hedhur dje në mbrëmje, në tryezën e Mustafa Nanos, çelësin e zgjidhjes së krizës, që ka pllakosur vendin.
- E kam një zgjidhje, por nuk e di a do ta pranojnë, sepse është shumë logjike, - tha Balla.
- Na e thuaj, - ia ktheu me padurim Much Nano.
- Kjo krizë zgjidhet duke vendosur për një kohë të caktuar, ndoshta dy vjet, në të njëjtën kohë, dy kryeministra edhe Ramën edhe Bashën...
- Po ka eksperiencë, apo precedentë të tillë? - pyeti Muchi.
- Ka, si s'ka, - ia ktheu Balla, por nuk përmendi ndonjë rast.
-Mendoj gjithashtu, që edhe ministrat kryesorë të dublohen, PD-PS, PD-PS, kupton?
- Kuptoj, si s'kuptoj,- tha Muchi në shenjë respekti, pa kuptuar gjë fare.
- Është e vetmja mënyrë, që të shpëtojmë Ramën nga ikja, - sqaroi Balla, Muchin, pas bisedës live.
-Se nuk e thoshim dot edhe aty në studio. Me rastin e dublimit të ministrave, qëndron edhe ish gruaja ime, Belinda, në atë vend pëllumbash ku ka shkuar. I vëmë mbrapa si dublant një trap të PD-së dhe ajo e xhiron gjithë ditën. Ky është i vetmi shans, që unë të vij këtu tek ty, drejtor i ABC-së. Nxjerr shpenzat e televizionit, 100 milionë të vjetra në muaj, se aq do Sandri, dhe të mijat, që janë pak a shumë aty...
- Hajde mendje, hajde, - tha Muchi i habitur, - kot nuk të është thinjur mjekra ty...
Për më shumë informacion, ndiqni videon, ku Balla propozon dabëll-qeverinë, "Rama-Basha".
VIDEO:
/TPZ.al/Tej e këtej/