BALLKAN, 5 October 2026, 21:04

Tension në Prishtinë, policia përdor gaz lotsjellës pranë Kuvendit ndaj protestuesve, pasi nuk u votuan ndryshimet për Ligjin e Dhomës Speciale

Tension në Prishtinë, policia përdor gaz lotsjellës

Situata është tensionuar sonte në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin rrethuar Kuvendin dhe për të krijuar mundësi për largimin e deputetëve. Raportohet edhe për persona të lënduar.

Protestuesit kishin bllokuar daljet e Kuvendit dhe kërkonin që deputetët të miratonin në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pasi projektligji ishte miratuar më herët në parim.

Përplasja politike lidhet edhe me zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, nuk sollën marrëveshje për votimin e ligjit. PDK pretendon se votimi është kushtëzuar me zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes janë larguar nga Kuvendi pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa deputetët e PDK-së kanë vijuar të qëndrojnë në objekt. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori.

Turma tentoi t’i bllokonte daljet e institucioneve, me vendosmërinë që deputetët e shumicës të mos e lëshonin godinën pa u miratuar në lexim të dytë ndryshimet ligjore për Specialen.

Gjendja u acarua sapo u konfirmua se takimi kokë më kokë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kishte dështuar pa asnjë dakordim, me insistimin e kreut të VV-së për ‘pazar’ mes dy leximeve.

Megjithëse nisma ligjore mori më herët mbështetjen e 91 deputetëve në shqyrtim të parë, procedimi i mëtejmë mbeti i bllokuar nga përplasja politike rreth zgjedhjes së presidentit të ri.

Lëvizja Vetëvendosje refuzoi futjen e menjëhershme të ndryshimeve në lexim të dytë pa një marrëveshje paraprake mbi votën për kreun e ri të shtetit.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon brenda pak orësh, duke e futur parlamentin në një garë të ethshme me kohën.

Paralelisht, jashtë godinës, revolta u shndërrua nga thirrjet e zakonshme në bllokadë fizike të dyerve. Predha piroteknike u hodhën drejt objektit, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave të Kuvendit.

Në mesin e konfrontimeve, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u spërkat me ujë dhe u detyrua të zmbrapsej me ngut drejt objektit, ndërsa deputeti i pushtetit Fahrush Rexhepi u pengua fizikisht nga protestuesit te njëra prej daljeve anësore.

Protestuesit arritën t’ia marrin automjetin ekipit të zjarrfikësve dhe e pozicionuan atë tërthorazi para hyrjes kryesore të Kuvendit.
Reklamë  
Policia e Kosovës ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës në zonën prapa ndërtesave qeveritare, teksa trupat e Njësisë Speciale ngritën kordonë me mburoja për të çarë rrugën dhe për të mundësuar largimin e zyrtarëve.

Kryeministri Albin Kurti u largua nga perimetri me eskortë zyrtare nën masa të rrepta sigurie, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes u evakuuan më vonë nga oborri i brendshëm të shoqëruar nga forcat policore.

Nga ambientet e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje që të rikthehet në sallë dhe ta votojë projektligjin.

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të vijë në Kuvend dhe të miratojë në lexim të dytë ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky nuk është favor. Kjo është detyrë dhe obligim. Ejani në sallë. Ne jemi këtu dhe nuk do të largohemi”, deklaroi Çitaku.

“Është kërkesë qytetare. Ligji nuk është i PDK-së, është i Kosovës”, shtoi ajo.

Reagimi i Çitakut erdhi menjëherë pasi takimi mes Kurtit dhe Hamzës u përmbyll pa marrëveshje.

Në një konferencë për media, Çitaku tha se miratimi i ligjit është detyrim, teksa paralajmëroi se nuk do të largohen nga Kuvendi.

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të vijë në Kuvend dhe të miratojë në lexim të dytë ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky nuk është favor. Kjo është detyrë dhe obligim. Ejani në sallë. Ne jemi këtu dhe nuk do të largohemi”, deklaroi Çitaku.