TEJ E KETEJ, 12 Qershor 2019, 13:09

Presidenti Clinton nuk i jep dorën Ramës, e merr si badigardin e Haradinajt (video)

Presidenti Clinton nuk i jep dorën Ramës, e merr si badigardin e


Një ngjarje shumë e rrallë ka ndodhur në ceremoninë e mbajtur për 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Presidenti Clinton, pasi mbaroi fjalimin ceremonial, zbriti nga podiumi dhe nisi të përshëndeste dhe t'ju jepte dorën, të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fillim, presidenti Clinton, parakaloi aty ku ishte Edi Rama dhe në mënyrën më të çuditshme, i hodhi atij një vështrim fare të shkurtër, pa e takuar dhe më pas u përshëndet me Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Ilir Metën dhe persona të tjerë.

Ky injorim i pakuptueshëm i Ramës, në çastet e para e la shumë të çuditur udhëheqësinë politike, por pas disa minutash, gjithçka erdhi dhe u qartësua.

Presidenti Clinton, për shkak të gjatësisë së pazakontë të Ramës, por edhe për shkak të syzeve ekstravaganto-rrumbullake të kryeministrit, e mori atë thjesht si badigard të Ramush Haradinajt.

Së pari, kjo ndodhi sepse udhëheqësit e shkurtër, jo vetëm mbajnë në përgjithësi badigardë shumë të gjatë,  por edhe sepse në Amerikë, badigardët janë shpesh të tillë, të gjatë dhe me posturë mjaft të drejtë.

Ka edhe një arsyetim tjetër, që Bill Clinton, ta ketë marrë Edi Ramën, për punonjës të shërbimeve sekrete, për shkak të syzeve shumë  të errëta dhe shumë të rrumbullakëta. Kjo është arsyeja që amerikanëve, nuk ju bën përshtypje kjo lloj ekstravagance dhe e konsiderojnë të zakonshme, si sjellje të stafeve administrative.

Ndryshe nga amerikanët, këto syze dhe veçanërisht atletet e Edi Ramës, kanë patur dhe kanë një sukses të jashtëzakonshëm në Europë, ku atlete-mbajtësi Edi Rama , ka mundur të sigurojë vëmendje maksimale dhe fotografi të shumta me udhëheqësit europianë.

Për më shumë informacion, mbi këtë dështim të Edi Ramës për të marrë vëmendjen e Presidentit Clinton, ndiqni videon: 

/TPZ.al/ Tej e këtej/