TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç e kemi deklaruar vazhdimisht, zëdhënësi i FBI-së dhe Departamentit të Shtetit në Shqipëri, avokati shumë i njohur dhe njëkohësisht shumë i ditur, Spartak Ngjela, shpjegon se çfarë është duke bërë këto ditë, politika amerikane në Shqipëri.
Kaq të qarta dhe të thella janë shpjegimet e avokatit të njohur, sa edhe vetë përfaqësuesit më të lartë të administratës amerikane, i shkruajnë avokatit të ndritur, deri në orët e vona të natës, duke i kërkuar mendime dhe shpjegime, për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.
Ka zëra që amerikanët, mund ta thërrasin avokatin, për të punuar direkt në Amerikë, si këshilltar të presidentit Trump, për Ballkanin. Nëse do të realizohet kjo gjë, avokati do t'i nënshtrohet edhe testeve mjekësore, përfshirë edhe ato të kokës, siç e kërkon pozicioni i punës.
Ja statusi i orëve të fundit, të avokatit të përndritur, Spartak Ngjela:
Çfarë qëndrimi do të mbajë politika amerikane në lidhje me turbullirën anarkike që po kërkon të shkaktojë Ilir Meta?
Sigurisht që ajo do të jetë me shqiptarët dhe jo me korrupsionin antishqiptar.
Korrupsioni i lartë shqiptar tani i ka shpresat te Presidenti Ilir Meta, kurse shqipëtarët, të gjithë shqiptarët e Ballkanit Perëndimor, i kanë drejtuar shpresat e tyre historike te politika e lartë amerikane.
l.
Në këtë rast mendoj se, për Presidentin e çoroditur të Shqipërisë duhet të ngrihen këto pyetje:
A mund të konsiderohet kjo që ai po bën, kur u rrek të zhdekretonte datën e zgjedhjeve, një lajthitje e një njeriu të trembur nga Reforma në Drejtësi?
A nuk duket kjo të ngjajë me lëvizjet e Gruevskit në Maqedoni, që ai i bënte me anë të presidentit Ivanov?
A nuk e dimë ne tani si fakt të njohur botërisht miqësinë midis Gruevskit dhe Ilir Metës?
A nuk e din Ilir Meta që Rusia dhe Beogradi duan destabilizimin e Shqipërisë?
Por, a nuk e din Ilir Meta që NATO dhe politika amerikane nuk mund ta tolerojnë një ndërmarrje të tillë?
ll.
Po të vijojmë në këtë rrjedhë mendim, për Ilir Metën mund të ngremë dhjetë apo dhe dymbëdhjetë pyetje të tjera si këto. Por këto janë pyetje të cilave nuk mund t'iu japin përgjigje shqiptarët, por vetëm politika amerikane.
Sipas mendimit tim Shqipëria nuk ka fare mundësi që të gjendet në një situatë destabilizuese. Por këtu ka një pyetje: po aktorët e mëdhenj të destabilizimit Berisha dhe Meta, a e dinë këtë?
Këta e dinë, sigurisht. Por duket qartë që qëllimi i tyre nuk është fakti i destabilizimit, por duan që me këtë lvizje anarkike, që iu duket sikur po bëjnë, mendojnë se mund të "trembin" politikën amerikane, për ta detyruar që ajo të heqë dorë nga drejtimi që ajo vetë po i bën Reformës në Drejtësi në lidhje me këta të korruptuar.
Por, e kanë të kotë. Asnjë grimë nuk ka lëvizur politika amerikane nga vizioni i saj reformist kundrejt Shqipërisë aktuale.
Tani duket qartë që politika amerikane, por edhe politika gjermane, duan që ta mbështesin te shqiptarët programin e tyre politik për Ballkanin Perëndimor. Por, ata nuk mund të mbështeten dot fare në këtë klasë politike të korruptuar shqiptare, e cila në thelb po tregon se është antiperëndimore. Në të njëjtën kohë, politika amerikane diti që, me forcë, t' i merrte korrupsionit shqiptar kushtetutën.
lll.
Berisha mendoi se me revolta të dhunshme mund ta kthente gjendjen në Shqipëri në statuskuonë antishqiptare të 25 vjetëve të fundit. Por dështoi, sepse shqiptarët nuk iu përgjigjën. Prandaj tani u "hodh në sulm anarkik" presidenti Ilir Meta.
Po politika amerikane çdo të bëjë? Po politika gjermane?
Ilir Metën, i cili tani po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me anë të konfuzionit kushtetues, e kanë shumë të lehtë që ta eliminojnë si president me mazhorancën dhe me shumicën e opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithsesi, gjithçka do të duket sot në seancën parlamentare që është thirrur për debat kundrejt shkeljes së kushtetues që ka bërë Presidenti i Republikës, duke zhdekretuar me një akt administrativ të pavlefshëm zgjedhjet e dekretuara të 30 qershorit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me të drejtë nuk ia pranoi fare që ta shqyrtonte, si akt administrativ absolutisht të pavlefshëm.
Po Parlamenti çdo të bëjë sot?
Latinët e mëdhenj në politikë na kanë thënë:
ACTA NON VERBA - veprim dhe jo fjalë.
/TPZ.al/Tej e këtej/