TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u trondit sot për herë të parë, që nga koha e themelimit të NATO-s në vitin 1949, nga një pyetje e mençur, e thellë, e gjerë dhe e gjatë, e gazetarit të mirënjohur, Muhamed Veli.
Dukej që pyetja ishte krijuar, formuluar dhe ndërtuar, pas hulumtimeve serioze, që gazetari ynë Muhamed dhe Fugë këshilltari kishin bërë, lidhur me rrezikun dhe ndërhyjen e madhe ruse në Ballkan dhe veçanërisht, ndërhyrjen e Putinit te Lulzim Basha.
Pyetja, shkaktoi një tronditje kaq të madhe tek shefi i NATOS-s, sa që ai e pati shumë të vështirë ta merrte veten nga ky bombardim kaq intelektual. Ky ishte shkaku, që përgjigja e tij, ishte si përçart dhe i tronditur ia kaloi përgjigjen Edi Ramës.
Pas mbarimit të konferencës, shefi i NATO-s, pyeti Edi Ramën:
- Ç'ishte ai djalë që na bombardoi me atë pyetje të tmerrshme?
- Lëre mo lëre, Meti mo Meti, Muhamedi, nuk ke dëgjuar për të?
- Bobo, - vijoi Stoltenberg, paska edhe emrin e profetit. Po nga është me origjinë?
- Lëre, lëre, ç'të të them? Sa i përket orgjinës është pak e ngatërruar - ia ktheu Rama. Është çam i Shijakut dhe Londinez. Këtij ja ngarkon Fuga të gjitha pyetjet që kanë vështirësi intelektuale dhe që kërkojnë forcë karakteri.
Për më shumë informacion rreth performancës së Muhamedid, ndiqni videon:
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/06/video-1559663466.mp4"][/video]
/TPZ.al/ Tej e këtej/