TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit do të zhvillohet nesër në orën 11:00 të paradites në Kryesinë e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi sot se “është njoftuar për kërkesën në orën 17:00”, ndërsa sot u është vendosur në dispozicion anëtarëve dhe Tahirit dhe nesër do të vendoset për fatin e imunitetit të ish-ministrit.
“Në respekt të interesit të publikut dhe për t’i dhënë fund dozës së spekulimit, më lejoni t’iu njoftoj se sot më është paraqitur në orën 17:00 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndalimin e deputetit Tahiri.
Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, materiali u vihet në dispozicion anëtarëve, po ashtu edhe Saimir Tahirit, nesër në orën 11:00 mblidhet këshilli” deklaroi ai.