AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 18:57

Tahiri rikthehet në banesë, ja me kë u takua

Tahiri rikthehet në banesë, ja me kë u takua

 

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, është rikthyer në banesën e tij ku ka gjetur qindra qytetarë dhe simpatizantë të cilët e prisnin. Tahiri është takuar me këta simpatizantë, të cilët ndodhen përpara banesës së tij për t'i dhënë mbështetje, përpara arrestimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit dhe mbi të rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe korrupsionit.

TPZ.AL