AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 17:15

Balla: Deklaratat e Halimit idioteske, nuk po pengojmë drejtësinë

Balla: Deklaratat e Halimit idioteske, nuk po pengojmë drejtësinë

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur deputetit Eduard Halimi për akuzat se po pengohet drejtësia.

"Dua të ndaj shqetësimin lidhur me përpjekjen idioteske të Halimit për ta kthyer procedurën ligjore në një teatër në interes të hallit të Partisë Demokratike dhe jo të drejtësisë", u shpreh Balla.

Balla tha se po lexohet rregullorja e kuvendit dhe se nuk do të pengohet drejtësia.

"Kam mbërritur në Kuvend përpara Halimëve të PD-së. Në bindjen tonë, për këdo, ne do ta bëjmë procedurën njëlloj si për çdo rast tjetër."

/TPZ.AL/