TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi zyrtarisht në lidhje me “vendimin e papritur të autoriteteve shqiptarë për të nisur procesin e shkatërrimit të shtëpive që u përkasin anëtarëve të minoritetit etnik grek në Himarë”.
“Lidhja e dukshme midis krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri – siç edhe e treguan arrestimet e fundit të kreut të një bandave të trafikimit të drogës, i cili ndodhi të jetë një afërt i dikujt, që së fundi ishte një nga ministrat e lartë të qeverisë ‘Rama’ – po i rrit shqetësimet.
Po aq shqetësuese është fakti se qeveria shqiptare vazhdon të promovojë masa për prishjen e pronës që i përket anëtarëve të pakicës etnike greke, brenda kuadrit të politikës së saj për të çrrënjosur praninë historike të helenizmit në rajonin e Himarës.
Vendimi i djeshëm i autoriteteve shqiptare konfirmojnë se ligji i miratuar kohët e fundit për minoritetet është një hap prapa për pakicën kryesore në Shqipëri. Ka shumë që e interpretojnë atë si një veprim që synon të shkëpusë opinionin publik shqiptar nga çështja kryesore politike që është ngritur për trafikimin e drogës. Ne shpresojmë se ky nuk është rasti”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke të publikuar në faqen zyrtare.
