TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, zbuloi se ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, rëndojnë katër akuza, por njëra prej tyre ka një bazë shumë interesante: bëhet fjalë për një “presje”.
“Në tetor të vitit 2016, - tha Lala, e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ - Prokuroria ndërmori një aksion ku bllokoi rreth 26 ton hashash në total që ishte gati për trafikim. Në atë kohë u tha se nuk bëhej fjalë për 26 ton drogë, por 26 kilogram dhe ishte ngatërruar një presje. Tahiri përgënjeshtroi kapjen e 26 ton kanabis duke thënë se janë 26 kg kanabis dhe jo 26 ton. Ka prova direkte që implikojnë Tahirin”.
Prokuroria ka informacione të detajuara nga autoritetet italiane. Sipas Lalës, ka prova reale që e ngarkojnë me përgjegjësi Tahirin.
“Do kete akuza për 4 vepra kriminale, trafik narkoikësh, shpërdorim detyre, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorine për goditjen e grupeve kriminale, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, pra nënkupton marrjen e rryshfetit nga ana e Tahirit. Sipas burimeve nga Prokuroria ka zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Në kërkesën e Prokurorisë kërkohet edhe kontroll banese dhe personal ndaj Tahirit”,- tha Klodiana Lala