AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 16:15

Rama, në rolin e priftit: Uroj që Saimiri të provojë pafajësinë!

Kryeministri Edi Rama, bëri postimin e rradhës në faqen e tij në facebook për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. U bënë disa ditë që Rama poston vetëm në facebook dhe nuk guxon të dalë përpara mediave. Rama në postimin e fundit duket se ja "dorëzon" përfundimisht Tahirin drejtësisë. Në rolin e një prifti ai i jep bekimin e fundit Tahirit, dhe i uron që ai të provojë pafajësinë sa më shpejtë. Rama thotë se pret të vërtetën të dalë në dritë.

Ja statusi i kryeministrit në Facebook:

‪”Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”, - tha Rama.