AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 23:40

Rrëfehet pedagogu i njohur: Saimir Tahirin e kam ngelur dy herë në provim

Akademiku i njohur Përparim Kabo ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Kabo ka folur rreth Saimir Tahirit, duke zbuluar pak nga e kaluara e tij, si një ish-student dhe ka zbardhur po ashtu edhe një bisedë me të. Në janar të këtij viti, akademiku i kishte kërkuar Tahirit që të largohej si minisër i Brendshëm. "Saimir Tahirin e kam takuar tre herë në jetën time. Dy herët e para në përballjen me atë e kam ngelur në provim, ndërsa herën e trete e kam takuar në janarin e këtij viti, 2017. Në këtë takim të fundit i kërkova të largohej si ministër i brendshëm, sepse, po të kujtojmë në ato ditë, në Shqipëri erdhi një zyrtar i lartë amerikan, i cili takoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë, takoi kryeministrin apo edhe shefin e SHISH, por nuk takoi ministrin e Brendshëm. Me këtë Saimir Tahiri duhet të kuptonte se nuk ishte më partneri i amerikanëve. Gjithsesi kjo mbetet për tu verifikuar”, tha ai.