AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 22:20

A ka gisht Arben Ndoka në plagosjen e Florian Dushkut?!

A ka gisht Arben Ndoka në plagosjen e Florian Dushkut?!

Policia e Lezhës ka dhënë detaje mbi atentatin e mbrëmjes së kaluar në Shëngjin ku mbetën të plagosur 2 persona të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas uniformave blu shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Florian Dushku ndërsa i plagosuri tjetër Samet Berçaj u plagos aksidentalisht pasi është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Policia thotë se për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë këqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambiente. Policia thotë se vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me plagosjen e ditës së zgjedhjeve në Shëngjin ku Florian Dushku u godit me qytë pistolete në kokë, ngjarje për të cilën ai akuzoi të afërm të ish-deputetit socialist Arben Ndoka./Lapsi.al

Njoftimi i policisë

Lezhë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur një  ditë më parë në Shengjin ku mbeten të plagosur 2 persona, jashtë rrezikut për jeten, Policia e Lezhës ka kryer disa veprime hetimore për zbardhjen e autoresise.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.

Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambjente.

Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.

Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 79/dhe 22 dhe 278/4 të Kodit penal.