TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
***
Pa asnjë dyshim! Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë për vitin 2017: kampion i Spanjës, kampion i Europës në Champions League, kampion i Botës për klubet, fitues i Superkupës së Spanjës, fitues i Superkupës së UEFa-s.
"Faleminderit që keni votuar për mua. Dëshiroj të përmend Leo (Mesi) dhe Neymar që të jenë këtu. Dua të falënderoj Real Madridin për mbështetjen e tyre gjatë gjithë vitit. Ne jemi në Angli për herë të parë dhe e fitoj për të dytën herë rresht. Ky është një moment i madh për mua. Faleminderit ju dhe të gjithë tifozëve në të gjithë botën. Unë jam shumë i lumtur, shumë faleminderit dhe kalofshi një natë të mirë!", tha Ronalo pas marrjes së trofeut.
***
Ekipi ideal “The Best 2017”
***
Portieri më i mirë u zgjodh italiani i Juventusit, Xhanluxhi Bufon.***
Ashtu siç edhe pritej trajneri më i mirë u votua francezi i Realit, Zinedin Zidan. “Më falni, se nuk e flas mirë anglishten”, tha Zidan që vazhdoi më pas duke folur frëngjisht.
***
Trajnerja më e mirë për femrat u zgjodh holandezja Sarina Wiegman.
***
Gjuajtja në formë akrepi i sulmuesi të Arsenalit, Oliver Zhirud, u zgjodh si goli më i bukur i vitit.
[video width="638" height="322" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/ice_video_20171023-211521.webm" autoplay="true"][/video]
***
Para fillimit të ceremonisë, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi u takuan përzemërsisht me njëri-tjetrin.