TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24, për të folur për ngjarjet e fundit politike dhe skandalin që ka plasur me ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Bushatit, Edi Rama në fjalën e tij përpara grupit parlamentar të PS-së, ishte konfuz, sepse nga njëra anë thoshte se prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit me katër letra bakalli, ndërsa nga ana tjetër, e përjashtoi Saimir Tahirin nga grupi parlamentar po me këto katër letra bakalli.
"Dyzimi i Ramës vjen sepse ai është në errësirë të plotë për faktet që kanë italinët, për faktet që mund të ketë NATO për radarët, apo faktet që mund të kenë shërbimet partnere." tha Bushati.
Bushati u ndal edhe tek thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me përfshirjen e ministrave të tjerë në përgjimet e italianëve. Ai tha se në Shqipëri, ndodh rëndom që kur plasin skandale, ka aludime se do të pasohen nga të tjera skandale.
Bushati tha se, skandali që ka plasur ësht një njollë e parikuperushme e qeverisë Rama.
"Ky skandal, edhe nëse nuk vërtetohet kurrë, i ka dhënë një njollë të parikuperueshme qeverisë Rama, njësoj si Sali Berishës në 21 Janar. Për pesë vite me rradhë, Rama ka mohuar faktet si shpikje të makinërisë së baltës. Në fund del, nga përgjimet që ministra të qeverisë Rama, janë të përfshirë në rastin Tahiri. Nëse në përgjime del se paratë përdoren për fushatë elektorale, kjo e kapërcen Tahirin. Nëse del se për trafikun e drogës manipuloheshin radarët, kjo e tejkalon rastin Tahiri" u shpreh Bushati.
TPZ.AL