AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 21:35

Ish Ministri Çuçi pyet Halimin: Sa kushton ora juaj? Përgjigjet deputeti: E kam Tissot dhe...

Ish Ministri Çuçi pyet Halimin: Sa kushton ora juaj?

Ish Ministri i Pushtetit Vendor, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka vendosur t'i dalë në mbrojtje, deputetit nën hetim, Saimir Tahiri, në emisonin "Top Story".

Por debati që nisi fillimisht si "parimor", degradoi në akuza personale mes Çuçit dhe deputetit demokrat Eduard Halimi.

Çuçi e pyeti Halimin sesa i kushtonte ora e tij e dorës, duke ngritur dyshime për një çmim të kripur.

Çuçi: Sa kushton ora juaj, se duket e shtrenjtë?

Halimi: As 200-250 euro, është markë Tissot...

Çuçi: Ajo kushton më shumë.

Halimi: Ja ta heq nga dora, shife markën, është Tissot, 200 euro. Po syzet e tua sa kushtojnë?

Çuçi: Eeee...

/TPZ.AL/