AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 18:02

Zagani për Meridionews: Në Shqipëri edhe policia merrej me trafikun e marihuanës

Zagani për Meridionews: Në Shqipëri edhe policia merrej me
Në çfarëdo mënyre ajo do të përfundojë, të mërkurën për Shqipërinë do të jetë një nga ditët më të vështira të historisë së saj të kohëve të fundit. Parlamentit do t’i duhet, nëpërmjet një votimi të dyfishtë, të vendosë nëse do të heqë imunitetin parlamentar ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, dhe do të vlerësojë nëse do t’i japë dritën jeshile një urdhër-arresti të mëvonshëm. Një votim i dyfishtë në sallën e parlamentit, i cili vjen pas një jave, dhe në të cilin politikani i Partisë Socialiste, një nga më të afërtit e kryeministrit Edi Rama, përfundoi nën akuzë për lidhje të dyshuara me kushërinjtë e tij dhe Moisi dhe Dorian Habilaj, të konsideruar nga gjykatësit e Katanias midis trafikantëve kryesorë të drogës në Ballkan. Dhe pikërisht nga Katania nisi tërmeti politik shqiptar. Të hënën njësia e Guardia di Finanzia ndaloi njëmbëdhjetë persona si pjesë e operacionit “Rosa dei Venti (Trëndafili i erërave). Të nesërmen, MeridioNees zbuloi ekskluzivisht përgjimet dhe detajet e hetimit, duke përfshirë edhe disa biseda në të cilët Moisi Habilaj diskuton edhe për paratë që do t’i paguhen një farë "Saimiri", për të cilin htuesit besojnë të jetë kushëri politik. Tani për të folur për gazetën tonë në një intervistë ekskluzive është Dritan Zagani, polici shqiptar i antidrogës, i detyruar të kërkojë strehim politik në  Zvicër, në një vend të fshehtë, tashmë prej disa kohësh, sepse në Shqipëri është akuzuar për shpërdorim detyre dhe, në të kaluarën, i dyshuar për kalimin informacioneve hetimore në Itali. Ishte ai që, në mes të 2014 dhe 2015, i pari që akuzoi ish-ministrin se ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjithashtu duke zbuluar përdorimin e makinës private të Tahirit për të transportuar drogë nga kushërinjtë e tij. I njëjti mjet citohet tani dhe nga njësia e Guardia di Finanzia.

***

Tani në Shqipëri të gjithë janë kthyer për të folur për përfshirjen e pretenduar të ish-ministrit në trafikun e drogës. Ti si mendon? - Hetuesit italianë kanë bërë mua dhuratën më të mirë në botë, por unë jam megjithatë keq, nuk jam i lumtur me atë që po ndodh në vendin tim. Tashmë kam qenë larg për disa vite tani dhe prej katër vitesh jam nën akuzë, edhe pse kurrë nuk ka pasur një dëgjim publik. Unë jetoj me gruan time dhe tre vajzat tona. Unë po përpiqem të bëj një jetë të dytë në Zvicër dhe nëse morra vendimin për t'u larguar nga Shqipëria, e bëra kryesisht për familjen time. Kalove nga roli i shefit të policisë së anti-drogës në rrethin e Fierit, në afërsi të Tiranës, në një të burgosur i vendit tënde. Si ishte e mundur? -Në vitin 2014 po hetoja një bandë trafikantësh të lidhur me kushërinjtë Habilaj. Një grup shumë i fuqishëm që trafikonte kokainë dhe armë. Kisha përgatitur gjithashtu edhe një informacion, por pastaj më futën në burg. Gjatë hetimit unë pashë edhe Audin e famshëm që më pas e zbulova se ishte asokohe i ministrit Saimir Tahiri. Vura re se ishte përdorur për të bërë udhëtime të dyshimta, por denoncimet e mia nuk u dëgjuan. Ju përfunduat në burg. Për sa kohë u mbajtët? Për çfarë të hynte në punë puna që bëje me policinë italiane? - Më kanë mbajtur në burg për gjashtë muaj dhe tetë ditë pa ardhur asnj prokuror që të më dëgjonte. Askush nuk më ka pyetur, thjesht më kishin  haruar. Në atë kohë unë gjithashtu bashkëpunoja me hetuesit italianë, gjithashtu për kanalet informale siç ndodh në të gjithë botën. Ishte kjo që më çoi tek akuza se isha një që shiste informacione. Gjatë këtyre bisedimeve fola me financierin Alessandro Giuliani i cili për një periudhë u përgjua. Kështu që përfundoi ne telashe madje dhe ai,  siç u tha në të kaluarën nga (emisioni) “Le Iene”, në lidhje me fjalët tuaja për drogën. Për ta shpëtuar, do të duhej shefja e Interpolit në Tiranë, Ana Poxhi, por gjërat shkuan krejt ndryshe. -Kishte vetëm thashetheme për mua, pas asnjë provë. Unë mund të them me siguri se unë do të luftoj deri në fund dhe për të sjellë këta njerëz përpara gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg. Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin me marihuanë në Sicili. Gjatë viteve kanë ndryshuar mënyrat e përdorura nga trafikantët? -Deri në vitin 2014 kisha shumë informata për udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti me anijet e peshkimit. Unë gjithashtu kisha lajme për udhëtimet drejt Kalabrisë. Gjatë asaj kohe shërbimet sekrete më informuan se droga është marrë edhe me aeroplanë të vegjël turistikë. Merrnin përsipër një rrezik të madh për të mbajtur 200-300 kilogram marihuanë gjatë çdo udhëtimi. Kjo mund të ndodhë vetëm me mbulime të nivelit të lartë. Sa korrupsion ka në vendin tuaj? Habilaj në letrat e hetimit të operacionit “Rosa dei Venti” shumë herë i referohet rolit të policisë në trafikun e drogës. -Gjithmonë e kam denoncuar korrupsionin. Por problemi i vërtetë është kur forcat e rendit kanë gjithashtu kanë interesa në trafikun e drogës. Edhe politikanët i kanë përdorur paratë e krimit, madje edhe për financime për zgjedhjet. E gjithë bota e di se ata i kanë mbyllur sytë duke i dhënë rrugë kultivimit dhe shitjes së marihuanës. A do të ndryshojë kjo ndonjëherë? -Në Shqipëri për të ndryshuar kërkon kohë. Duhet një punë e madhe nga Europa, ose rrezikon të bëhet një çerdhe e kriminalitetit. Përndryshe është vetëm revolucioni si zgjidhje. Mafia është tepër e fortë dhe në bazë të saj është droga. Parlamenti, sipas jush, do të marrë një pozicion të qartë kundër Tahirit? -Nuk do të votojë në favor, pasi Tahiri është vetëm një unazë në një zinxhir më të gjatë dhe nuk mund të bjerë. Pasi me të do të binte edhe qeveria shqiptare. Marrë nga Meridionews.it