AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 22:13

Fatmir Xhafaj në Itali, a ka lidhje vizita e tij me çështjen Habilaj?

Fatmir Xhafaj në Itali, a ka lidhje vizita e tij me çështjen

 

Mësohet se ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj, është nisur drejt shtetit italian. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me vizitën e ministrit, por ka aludime se vizita e tij mund të lidhet edhe me skandalin që ka plasur në Shqipëri, për trafikun e drogës dhe dyshimet se ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, mund të jetë i implikuar në këtë trafik.

Brenda mazhorancës, madje edhe tek vetë kryeministri Rama, ekziston një frikë e madhe lidhur me informacione të reja që mund të mbërrijnë nga Italia. Ka aludime të shumta se ka qenë pikërisht kryeministri Rama, që e ka nisur me shpejtësi Xhafën drejt Italisë, në një përpjekje për të siguruar informacion.

TPZ.AL