AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 23:29

Artan Hoxha: Po të isha prokuror, sot do të thërrisja të pandehur Ramën

Artan Hoxha: Po të isha prokuror, sot do të thërrisja

Gazetari Artan Hoxha lëshoi një deklaratë të fortë, në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar, në emisionin "Opinion", Hoxha u shpreh se fjalimi i kryeministrit sot paradite, ku tha se nuk kishte dorë në emërimin e policisë, është një skandal.

"Nëse do të isha Prokuror i Krimeve të Rënda, do ta thirrsja Ramën dhe ta pyesja se çlidhje ke ti me emërimet në Polici, dhe për çfarë e bëre këtë deklaratë." - u shpreh Hoxha.

Gazetari investigativ, shton më tej, se prokuroria ka dështuar në hetimet ndaj deputetit Saimir Tahiri, pasi jo vetëm janë zhdukur provat por gjithashtu janë dekonspiruar shumë informacione. Hoxha ka deklaruar se arrestimin i Saimir Tahirit duhej lënë në dorën ë gjykatës dhe jo në atë të Prokurorisë.

“Për mua Prokurori i ka bërë një nder të madh Saimir Tahirit duke vepruar në atë formë. Nëse unë do të isha Saimir Tahiri, ditën që më doli emri unë do i kisha hip avionit, do të kisha shkuar në Prokurorinë e Katanës dhe do tu thosha që unë jam Saimir Tahiri, keni dokumenta për mua, ja ku më keni. Po të isha këshilltar i Saimir Tahirit këtë këshill do i jepja. O zotëri hipja avionit, pashaportë diplomatike ke, shko tek Prokurori e Katanies dhe thoi unë jam Saimir Tahiri”,- shtoi më tej, Hoxha.

/TPZ.AL/