AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 15:04

Ronaldo tradhton Juventusin, ‘braktis’ Italinë për të ndjekur skuadrën e zemrës

Ronaldo tradhton Juventusin, ‘braktis’ Italinë për të

Kristiano Ronaldo po kalon një moment fantastik në Itali, ku duket se është ambientuar më së miri me futbollin italian. Ai po shënon rregullisht dhe këtë e tregojnë statistikat. Së fundmi, shënoi dy gola ndaj Parmës dhe asistoi në goli tjetër, e megjithatë ndeshja u mbyll në barazim 3-3.

Duke përfituar nga pushimi i dhënë, Ronaldo ka udhëtuar në drejtim të Portugalisë për të ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës. Ai ka shkuar në Lisbonë për të ndjekur derbin Sporting-Benfika. Duke qenë se Ronaldo ka luajtur në fillimet e karrierës së tij me Sportingun para se të transferohej te Mançesteri, ende ndjen dashuri për këtë skuadër.

Prania e Ronaldos në stadium, nuk është se i ka sjellë shumë fat skuadrës së zemrës, pasi Sportingu u mund në shtëpi me rezultatin 2-4 dhe aktualisht renditet në vendin e 4 me 11 pikë më pak se Portoja kryesuese.