TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seancës gjyqësore që u zhvillua për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në shkollën “Rilindja” në Kavajë, janë zbardhur detaje shokuese.
Mësohet se e mitura është përdhunuar sistematikisht nga tetori i vitit të kaluar deri më 29 janar 2019 nga tetë djemtë të kësaj shkolle të cilët janë të moshave 14-16 vjeç.
Shtatë prej tyre kanë dalë sot para gjykatës, ndërsa një 15-vjeçar është shpallur në kërkim.
Ngjarja
13-vjeçarja ka qenë në një marrëdhënie intime me një 14 vjeçar, një prej djemve të grupit. Mësohet se në ditëlindjen e tij, djali i ka kërkuar të miturës që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe ajo e ka refuzuar.
Më pas djali ka bërë si i mërzitur dhe i ka mbajtur qëndrim refuzues, në gjendje të ngarkuar emocionale dhe e lënduar vajza ka pranuar.
Kjo gjë ka ndodhur në një magazinë në pronësi të djalit, ndërsa një shok i tij ka shkuar për t’i filmuar e bërë roje se mos prindërit shkonin dhe i gjenin aty.
Më tej, djemtë i kanë bërë presion të miturës se do i nxirrnin video-filmimin e aktit seksual me të dashurin e saj.
E kërcënuar vazhdimisht nga muaji tetor i vitit të kaluar 13-vjeçarja është abuzuar nga 8 adoleshentët, që nga tetori 2018.
Ngjarja është zbuluar në janar nga pastruesja e shkollës, e cila ka njoftuar më pas mësuesen kujdestare dhe kjo e fundit ka vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës dhe prindërit e vajzës.
Një javë më pas më datë 29 janar vajza ka bërë kallëzim me prindërit dhe më datë 30 janar, çështja është regjistruar nga Prokuroria e Durrësit.
Ndër të tjera bëhet me dije se më datë 1 shkurt është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe më datë 2 shkurt është kryer arrestimi për 7 adoleshentët ndërsa 1 prej tyre nuk është kapur ende nga policia.
Nga raportimet bëhet me dije se vajza e abuzuar është në gjendje tejet të rënduar psikologjike por edhe shëndetësore.