AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 12:31

Adoleshentët tregojnë për abuzimin me të miturën: E dërgonim në shtëpi kur prindërit ishin në punë

Adoleshentët tregojnë për abuzimin me të miturën: E

7 adoleshentët e arrestuar për abuzim seksual ndaj një 14-vjeçareje të mitur në Kavajë kanë nisur të rrëfejnë atë që ka ndodhur në gjykatën e Durrësit.

Të gjithë ata, 4 prej shkollës 9-vjeçare “Rilindja” dhe pjesa tjetër gjimnazistë, kanë treguar se kanë abuzuar seksualisht me të miturën dhe se e shantazhonin përmes një videoje intime të saj me të dashurin.

Më tej ata kanë vijuar të tregojnë se e merrnin 14-vjeçaren në shtëpitë e tyre në kohën kur prindërit i kishin në punë dhe aty kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Pas pranimit të këtyre ngjarjeve të rënda prej adoleshentëve, pritet dhe dënimi i tyre. Në total, personat e përfshirë në këtë “komplot” të turpshëm janë 16.

Njërës prej nënave të djemve, e cila duket se nuk e ka kapërdirë dot atë që ka ndodhur, i kanë rënë të fikët në hyrje të Gjykatës së Durrësit.