TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të hënë ka vazhduar protesta e studentëve dhe e pedagogëve në fakultetin e Shkencave Sociale. Kësaj proteste iu bashkua ditën e sotme dhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Dekani i fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti e ka komentuar praninë e Kurtit duke thënë se ai nuk ka marrë asnjë leje për prezencën dhe fjalimin e tij.
“Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndenjur në hollin e takimit.
Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka patur asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Fakultetit dhe është i ftuar aty. Unë jam me studentët dhe i kam mbështetur, edhe qeveria është me studentët.”-tha dekani.
Ndërsa prof. Dr. Rapti po largohej një student i bëri thirrje që të mbajë anën e protestuesve dhe jo të qeverisë.
“Tregoni që jeni me ne dhe jo me qeverinë. Greva e pedagogëve është zyrtare, mos gënjeni mediat. Po tregoni që jeni kundër studentëve, e keni bërë që ditën e parë. Mbyllet dhe ky në kullën e vet.”-tha njëri prej studentëve protestues.