TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Kërkesën për interpelancë urgjente, LSI-ja e kërkon për zhbllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar.
"Kërkesa për interpelancë urgjente pasi Dega e Thesarit Skrapar ka bllokuar veprimtaritë financiare. Si pasojë janë bllokuar veprimtaritë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve dhe të çerdheve. Nuk ka financim për pagat e punonjësve dhe furnizimin me ushqim të qendrës për personat me nevoja të veçanta", argumenton LSI.
Dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.