AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 13:37

Thaçi niset drejt SHBA-së: Do marr pjesë në lutjen e mëngjesit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti, përmes një postimi në ‘Facebook’. Thaçi shkruan se miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës.

Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.