AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 14:03

Pedagogët do krijojnë sindikatën e tyre, ja vendimet e asamblesë

Pedagogët do krijojnë sindikatën e tyre, ja vendimet e

Janë zbardhur konkluzionet e mbledhjes së asambleve të pedagogëve. Është mësuar nga burime të takimit se do të themelohet një sindikatë për të mbrojtur pedagogët.

“Të themelohet sindikatë për të mbrojtur pedagogët. Deri në një reagim të përgjegjshëm të ministrisë dhe Rames i drejtohemi asambleve të fakulteteve të analizojnë situatën.

rojmë që asambletë të ndjekin shembullin e disa fakulteteve. Deri tani kemi 4 vendime të asambleve ku thonë se ligji i arsimit të lartë të rrezohet”, janë disa nga qëndrimet e mbajtura sot gjatë Asamblesë.

Kujtojmë që pedagogët kanë bojkotuar mësimin prej ditësh tashmë, ku nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre kundër Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ata kanë mbështetur edhe studentët në kërkesat e tyre.

6 pikat për të cilat kanë rënë dakord pedagogët pjesëmarrës në Asamble:

Ju kërkojmë asambleve të tjera që të analizojnë situatën.

U kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë një qëndrim.

Ftojmë trupën akademike të Universitetit të Tiranës drejt angazhimit sindikalist.

Krijimi i një grupi pune për hartimin e një ligji.

Rikonfirmojmë mbështetjen për kërkesat e studentëve.

Kërkojmë debat në Komisionin e Medias.