TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbetjet e avionit që transportonte Emiliano Sala, të zbuluar në fund të kanalit të La Manshit është gjetur edhe trupi i një njeriu. Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti Britanik i Transportit, që nuk jep detaje të tjera.
Në këto momente nuk është e qartë, nëse trupi është i sulmuesit argjentinas, apo i pilotit të avionit Piper Malibu, që ishte nisur nga Nanta me destinacion Kardifin në Uells.
Sipas mediave angleze, po punohet për verifikimin dhe identifikimin e trupit të gjetur brenda mbetjeve të mjetit. Trupi i pajetë është gjetur gjatë inspektimit në fund të detit, ndërsa menjëherë u njoftuan familjet e Emiliano Sala dhe pilotit.
Ndërkohë autoritetet britanike bëjnë të ditur se vazhdon puna për rikuperimin e avionit dhe trupit të gjendur brenda tij.