TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti i njohur Fatos Lubonja në një intervistë për Fax News, u shpreh se nga protesta e muajve të fundit studentët fituan përvojën e një ndeshjeje me autoritetin.
Në analizën e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, Lubonja u shpreh se ka nevojë për ndryshime, dhe duke iu referuar qeverisjes së Ramës ai tha se është më mirë të jenë 3 banda se një bandë e vetme.
Sipas tij, aty ku vendos dhuna dhe arbitrariteti i më të fortit gjithmonë ka një fund të keq.
“Është e trishtueshme por edhe një përvojë që përsëritet, dhe në këtë rast ata që mbetën të inkurajohen edhe më shumë për ata që kanë mbetur për të tjerët, sepse gjithmonë ka një fund të keq aty ku vendos dhuna dhe arbitrariteti i më të fortit dhe atij që ka pushtetin”.
Lidhur me protestën e opozitës që është paralajmëruar për me datën 16 shkurt Lubonja tha se për aq kohë së shumica kanë ikur dhe po ikin nga ky vend, tregon se shqiptarët janë dorëzuar.
Lubonja foli gjithashtu edhe për krijimin e një partie të re për të cilën tha se, “Teknikisht do të ishte mirë që të kishte një lëvizje që del kundër kastës që nuk bën asgjë përveçse e çon situatën më keq akoma. Por që kjo të lindi duhet shumë ç’ka për të cilën ne nuk i kemi kushtet.
E provuam dy herë, njëra që ka të bëjë me Bojaxhiun që kandidoi për Tiranën në 2015 dhe e dyta me Ben Blushin në zgjedhjet e fundit. Dhe u zhgënjyen sepse janë zhgënjime që kanë të bëjnë me kënetën ku jetojmë”.
Pjesë nga çfarë tha Fatos Lubonja për Televizionin Fax News:
Fjalët madhështore janë të tepruara për mendimin tim në lidhje me protestën, edhe ajo e dhjetorit të 1990 për mendimin tim nuk ishte e tillë sepse lindi në një kohë kur regjimi ishte në frymëmarrjen e fundit dhe e mbërthyer nga të gjitha anët.
Lëvizja studentore për mua gjeti një bulevard të shtruar. Studentët ishin një grupim i madh të cilët e instrumentalizuan ngjarjen. Nuk mund të konsiderohet si diçka që e bënë shqiptarët, pra ndodhi si pasojë e rënies së sistemit në të gjitha vendet ish-komuniste. Sepse po të ishin të vërteta të gjitha ato fjalët që thuhen nuk do të ishim në këtë gjendje sot.
Kjo që ndodh është produkt i asaj që kemi bërë ne për 25 vjet, dhe ikja masive e shqiptarëve është fakti më domethënës që provon atë që është bërë në 25 vjet. Për aq kohë së shumica kanë ikur dhe po ikin nga ky vend, tregon se shqiptarët janë dorëzuar.
Njerëzit kanë një problem, ku të kërkojnë një mbështetje. Te krijojmë një lëvizje të re apo të lidhemi me opozitën? Kjo ndikon në mpakjen, ku trupi shndërrohet në gjendjen e vete të vegjatimit që do të thotë se jeton i vdekur, nuk kemi arritur deri aty por në mënyrë metaforike mund të nënkuptohet.
Teknikisht do të ishte mirë që të kishte një lëvizje që del kundër kastës që nuk bën asgjë përveçse e çon situatën më keq akoma. Por që kjo të lindi duhet shumë ç’ka për të cilën ne nuk i kemi kushtet.
E provuam dy herë, njëra që ka të bëjë me Bojaxhiun që kandidoi për Tiranën në 2015 dhe e dyta me Ben Blushin në zgjedhjet e fundit. Dhe u zhgënjyen sepse janë zhgënjime që kanë të bëjnë me kënetën ku jetojmë.
Lëvizja studentore ngjalli një shpresë të re. Nga tre banda ne kemi shkuar në udheheqjen e një bande pasi Edi Rama e mori tepsinë i vetëm. Mjafton të shohim se çfarë bëhet tek Unaza e Re apo me OSHEE-në tregon një arrogancën galopante.
Shqipëria në vend që të krijojë një parti të re duhet të bëhet presion dhe të bëhet luftë ndaj një bande të vetme, sepse për mendimin tim është më mirë tre banda se një bandë e vetme.
Lëvizja studentore duhet t’ju bënte presion partive opozitare dhe asaj që qeveris. Kjo mund të kishte një efekt pozitiv. Diçka ka ndërgjegjësuar, dhe diçka do të ndodhë dhe kjo mund të jetë një provë që studentët do të ndërtojnë një strategji të re.
FAXWEB.AL)