AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 13:32

LAJMI I FUNDIT/ Përdhunuan 13-vjeçaren, gjykata merr vendimin për 7 adoleshentët

LAJMI I FUNDIT/ Përdhunuan 13-vjeçaren, gjykata merr vendimin

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot të lerë në burg 7 adoleshentët të cilët kryen marrëdhënie seksuale në grup me një të mitur në qytetin e Kavajës.

Gazeta “Panorama”, raporton se pesë prej adoleshentëve gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar të kenë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 13-vjeçare.

Ndërsa dy nga të rinjtë kanë pranuar akuzat e Prokurorisë. Akuza e ngritur për ta është “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti. Para Gjykatës janë paraqitur dhjetar familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen. Kjo e fundit ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Para nisjes se seancës gjyqësore ka patur tensione mes familjarëve dhe mediave, ku nuk kanë munguar kërcënimet ndaj gazetarëve. Familjarët kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave: “Largohuni, maskarenj”.