TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo vendosi një rekord tjetër duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Botërorin e Klubeve të organizuar nga FIFA.
Superylli i Raealit të Madridit shënoi golin e parë në gjysmëfinalen kundër Al Jazira në “Zayed Sports City Stadium” në Abu Dhabi.
Ishte një gol me shumë vlerë për fituesit e Ligës së Kampioneve, të cilët kishin pësuar një gol shokues nga kampionët e Afrikës.
Një gol me kënaqësi të dyfishtë për Ronaldon.
Reali fitoi takimin 2-1 pasi shënoi edhe uellsiani Gareth Bejl, një gol për të cilin mediat shkruajnë se donte ta “vidhte” Ronaldo autorësinë.
Reali kaloi në finale ku do të ndeshet me brazilianët e Gremios.
Me golin e sotëm, Ronaldo u ngjit në kuotën e gjashtë të tillëve, duke lënë as dyshen e Barcelonës, Lionel Mesi dhe Luis Suarez, si dhe Cesar Delgado të Monterrey, që të gjithë në kuotën e pesë golave.
Kjo është hera e katërt që Ronaldo luan në Botërorin e Klubeve, përfshirë atë me Mançester Junaitid në vitin 2008. Ao shënoi një gol atëherë.
Ai ka marrë pjesë gjithashtu në vitin 2014 dhe 2016 (4 gola), si dhe tani në 2017, që tria pjesëmarrjet me Realin e Madridit.
TPZ.AL
[caption id="attachment_37580" align="alignnone" width="620"]
YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 21: Cristiano Ronaldo and Anderson of Manchester United poses with the FIFA World Club Cup after the FIFA World Club Cup Final match between LDU Quito and Manchester United at Yokohama International Stadium on December 21 2008 in Yokohama, Japan. (Photo by Matthew Peters/Manchester United via Getty Images)[/caption]