AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 09:51

Rikthehet në burg Rozalina, grabiti gruan e ish-drejtorit të policisë

Rikthehet në burg Rozalina, grabiti gruan e  ish-drejtorit të

Nuk ka mundur të heq dorë nga vesi. Rozalina Konomi, sapo ka dalë nga burgu i grave 325 Tiranë, ka përfunduar sërish në prangat e policisë së kryeqytetit.

Vuajti dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për grabitjen e parave nga çanta e bashkëshortes së ish-drejtorit të policisë Tiranë, Ardian Çipa. Ndërsa dy ditë, pasi la qelinë, është kapur duke grabitur në një qendër tregtare, portofolin dhe celularin e një djali të ri.

Në datë 17 të këtij muaji la burgun dhe në datë 19 u rikthye në qeli.

U arrestua dhe më pas u dënua në 27 qershor të vitit të kaluar.

43-vjeçarja, ka  pasaportë Holandeze.

Është shprehur se nga Holanda kishte ardhur në Tiranë për të takuar familjen. Por në llogarinë e saj janë regjistruar gjashtë vjedhje të mëparshme dhe kjo e fundit.

TPZ.AL