TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në dy postime të një pas njëshme Kryeministri Rama ka komentuar në rrjetet sociale takimet që ka zhvilluar në Berlin me zyrtarë të lartë dhe pasqyrimin që media shqiptare i ka bërë avancimit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dialogut Kosovë/Serbi.
Ai shkruan se është i ‘mahnitur’ nga pasqyrimi i mediave dhe se janë kazanë të dëshpëruar që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë.
“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.” shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjithashtu në Twitter vizitën e tij në Berlin dhe 2 takimet që ai ka zhvilluar me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Çadephul.
Rama thotë që në këto takime Shqipëria e ka merituar njohjen e arritjeve të derikëtushme nga zyrtarët e huaj, përmes çeljes së negociatave.
Statusi i parë i Ramës në Twitter:
Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Çadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim.
Statusi i dytë i Ramës në Twitter:
I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu!
Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.