AKTUALITET, 30 Prill 2019, 11:52

Samiti i Berlinit, PD: Negociatat nuk hapen në qershor, Rama...

Samiti i Berlinit, PD: Negociatat nuk hapen në qershor, Rama...


Një ditë pas takimeve në Samitin e Berlinit, mes liderëve shqiptarë Rama e Thaçi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka ardhur reagimi edhe nga opozita.

Genc Pollo, ish-deputet i PD ka reaguar në emër të PD dhe thotë se nga ky samit u zbulua se për Shqipërinë nuk ka hapje negociatash në qershor të këtij viti.

Pollo falenderon Merkelin për refuzimin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Reagimi i plotë:

Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës.

Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin.

Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike.

Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin.