AKTUALITET, 30 Prill 2019, 11:05

VIDEO/Kriza politike, nis takimi i Metës me aleatët e Bashës

VIDEO/Kriza politike, nis takimi i Metës me aleatët e Bashës


Aleatët e koalicionit opozitar i janë drejtuar Presidencës, ku do të takohen me presidentin Ilir Meta. Takimi i kërkuar nga krerët e partive të vogla ka për fokus krizën politike që po kalon vendi. Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Agron Duka, kanë mbërritur në zyrën e Metës vetëm pak minuta më parë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-30-at-10.58.11.mp4"][/video]

Pasditen e të hënës, kreu i PD Lulzim Basha takoi aleatët e tij për rreth 60 minuta në selinë e PD. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

Ndërsa më herët gjatë mesditës së djeshme, aleatët e Bashës propozuan 12 pika për zgjidhjen e ngërçit, ndërsa apeluan për marrëveshje maxhorancë-opozitë. Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën si dhe ambasadorin e OSBE, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit pët takim.