TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një krim brenda familjes që është konsumuar në prani të fëmijëve. Kjo është ajo që ka ndodhur në fshatin Vagalat, njësia administrative Luftinjë.
53-vjeçarja Antoneta Hoxha është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pranuar krimin në polici ku është marrë në pyetje pas ngjarjes së rëndë.
"E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova. Nuk doja të vdiste”, ka thënë 63-vjeçari Skënder Hoxha.Gruaja u gjet pa jetë në banesën e saj dhe me shenja dhune në kokë dhe trup.
Pikërisht këto shenja ngjallën dhe dyshimet e policisë e cila ka marrë në pyetje bashkëshortin e saj dhe ka zbardhur ngjarjen.
“Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, deklaron zyrtarisht policia.