TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, zbulon sot detaje nga e shkuara e shefit të ri të rendit në Elbasan. Sipas Boçit, Armand Muça, ka qenë për një kohë të gjatë badigard i vetë Edi Ramës.
Teksa poston disa foto, nga e shkuara e tij si badigard, e me pas gjatë tubimit me të fundit të opozitës në Elbasan, teksa pritën me protesta mbërritjen e kryeministrit Rama, Boçi shkruan se ai ishte dhunuesi më aktiv në këtë protestë.
Postimi i Boçit:
BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit
I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.
Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.
Po cili është ky personazh?
Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.
Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.
E ç’pritet nga ky tipi?
Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.
Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.
